Komitët nuk kanë ndryshuar!

Shkruan: Medai Shaholli

Komitët e Vmro-së dhe simpatizantët e tyre nuk kanë ndryshuar, ata kanë ngelur po ata që ishin, në kokat e tyre vazhdon të mbetet dozë e madhe e mllefit dhe e shovinizmit, antishqiptarizmit dhe mosdurimit ndaj shqiptarëve, ku mbrëmë e dëshmuan në vepër pasi nuk kishin ç’ti bënin ‘gomerëve të tyre të qeverisë’, gjetën ‘kishë për t’u falur’ në sheshin Skënderbeu, për kënaqësi të shpirtit të tyre të djallëzuar po gjuanin me gurë kundër monumentit të Skënderbeut.

Falë kundërpërgjigjes së një shqiptari nga Shkupi ( Isuf Koka) me një pistoletë në dorë duke shtënë në ajër dhe duke i kërcnuar komitët të mos afrohen afër monumentit të Skënderbeut dhe afër pronave të tij, bëjnë të ditur media, ka bërë që komitët e frustruar ta lënë me aq kërcnimin ndaj monumentit.

‘Kur s’ke ç’i bënë gomarit i bie samarit’ thotë një shprehje popullore, ndaj dhe komitët e VMRO-së në pamundësi për t’u hakmarrë me gomerët e qeverisë i bien samarit që nuk ka asnjë faj.

Sigurisht që në këto protesta të dhunshme që po organizon VMRO me aleatët e saj të opozitës janë të përfshirë agjentë të huaj, për të krijuar kaos dhe destabilizim gjë që shqiptarëve nuk i prish punë me të vetmin kusht që ata të mos prekin pronat e shqiptarëve dhe simbolin e kombit, monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu.

Shqiptarëve në këtë rast miratimi i propozimit francez në parlament me shumicë votash veç hapjes së negociatave me BE-në, nuk do sjellë ndonjë dobi nga aspekti kombëtar ku BE-ja nuk do të njihte gjuhë tjetër zyrtare nga ‘Severna veç maqedonishtes’ së tyre si gjuhë zyrtare dhe jo gjuhën e 20%!

Pasi do të hapet kushtetuta nofka e turpit të 20% nuk duket se do të shlyehet pasi nuk ka gatishmëri nga komitët e Mickos për ta zhbërë atë akt të përdhosje së gjuhës së shifrave që partiçkat tona politike ia bënë shqiptarëve.

Ndaj, po u hapën negociatat me BE-në këtë radhë shqiptarët do të përfaqësohen në Bruksel si pakica pa të drejtë përdorimi dhe komunikimi në gjuhën shqipe pasi BE-ja nuk e njeh si gjuhë zyrtare të Severnës shqipen por ‘maqedonishten’ e Dhimos dhe të Mickos!