LSM-ja u bën apel deputetëve nesër ta votojnë pakon e pestë antikrizë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot u bëri thirrje deputetëve të të gjitha partive politike në arsye me apel që nesër ta votojnë pakon e pestë të masave antikrizë me të cilën mes tjerash është paraparë mbështetje financiare për paga për shkurtin dhe marsin.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë si sindikatë e vetme përfaqësuese e cila i përfaqëson interesat e 70.000 anëtarëve nga sektori publik dhe privat, kërkon dhe u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive politike në arsye dhe vetëdije se nevojitet në seancat e caktuara në Kuvend për nesër, të votohet pakoja e psetë e masave ku krahas tjerash është paraparë edhe mbështetje financiare për pagesë të pagave të punëtorëve nga sektorët më të prekur për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, ndërsa e cila është bllokuar tashmë tre muaj në Kuvend, duke pasur parasysh se tani jemi në muajin prill”, theksohet në kumtesë.

Nga LSM-ja janë të habitur nga qëndrimi i deputetëve ndaj çështjeve ekzistenciale të punëtorëve dhe mosvotimi i pakos së pestë të masave e cila është e nevojshme për ruajtjen e vendeve të punës.