LSDM: VMRO punon kunder interesave të qytetarëve!

LSDM-ja përmes një kumtese drejtuar mediave ka kritikuar edhe një herë opozitën duke e akuzuar se po punon kundër interesave të qytetarëve. Sipas kësaj partie vendi po përballet me një shans historik për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2023, ndërsa VMRO-ja po punon kundër këtij shansi historik për vendin.

“Janë kundër standardit më të mirë të jetesës së njerëzve, kundër ekonomisë, sundimit të ligjit, demokracisë dhe drejtësisë sociale. Qytetarët e meritojnë mundësinë e integrimit në Bashkimin Evropian, meritojnë një jetë më të mirë dhe mundësi për zhvillim dhe përparim, por nuk meritojnë të paguajnë çmimin e bllokadave të DPMNE-së. Vendi po përballet me një shans historik për anëtarësim në BE, Unioni e ka bërë të qartë se është gati për një zgjerim të ri deri në vitin 2030 dhe duhet shfrytëzuar tani. Vendimi për ndryshime kushtetuese është e vetmja detyrë që duhet përfunduar për vazhdimin e integrimeve evropiane. Bllokada nuk sjell veçse izolim dhe pritje, 11 apo 17 vite të tjera të humbur”, thuhet në reagimin e LSDM-së.