LSDM: Përbërja e deputetëve të LSDM-së në Kuvend solli vendime historike

Përbërja e deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit në Kuvendin e RMV-së, punoi me përkushtim dhe për vetëm tre vite, solli një sërë vendimesh historike të cilat e siguruan të ardhmen e shtetit dhe e trasuan rrugën e suksesit dhe përparimit.

Shembull i fundit dhe më i rëndësishëm për atë është miratimi i Ligjit për prokurorinë publike dhe Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, me çka u rrumbullakësuan reformat në jurisprudencë. Këtyre dy ligjeve u paraprinë Ligji për gjykatat dhe Ligji për këshillin gjyqësor me çka u vendos themeli i reformave gjyqësore, mbështetur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA.

U krijuan kushte për ndërtim të shtetit të fuqishëm juridik, të çliruar nga presionet, të çliruar nga ndikimet politike.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, i mbyllën çësthjet e hapura shumëvjeçare dhe u hapën perspektivat evropiane.

Me ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike, dokumentit më të rëndësishëm ndërkombëtar në histori, e siguruam të ardhmen në NATO.

Në drejtim të avancimit të demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve u sollën nkë sërë zgjidhjesh ligjore nga disa sfera.

U miratua Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, i cili është shembull se si përgatitet ligji në bashkëpunim me sektorin joqeveritar.

Përmes tërësisht një Ligji të ri për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave u avancua rregullativa ligjore për luftë kundër korrupsionit.

Kuvendi siguroi zgjedhje të një përbërje tërësisht të re të pavarur të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, rregullativë ligjore e cila siguroi reformë në sektorin e sigurisë, avancim të efikasitetit dhe cilësisë së strukturave siguruese, por edhe mbrojtje të qytetarëve nga keqpërdorimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut siç ishte përgjimi masiv në kohën e regjimit.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është se ligjet për agjencinë për siguri nacionale, për koordinim të bashkësisë zbuluese të sigurisë, për ndjekje të komunikimeve, për agjencinë operative teknike. të cilat janë baza e reformave në sektorin e sigurisë, u sollën së bashku me opozitën.

Përbërja parlamentare e LSDM-së dhe koalicionit tregoi vendosmëri në qëllimin e RMV-së për t’u bërë shtet evropian me vlera evropiane.

Në atë rrugë vazhdojmë edhe pas fitores më 12 prill.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin