LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Ne dhe opinioni në qytetin e Shkupit i kemi parë shumë mirë të ashtuquajturat koncepte të Hristijan Mickoskit, tenderë, janë koncepte për komisione dhe tenderë dhe asgjë tjetër, prandaj qeveria po merr përsipër ngrohjen në qytetin e Shkupi, thanë sot nga LSDM.

Nga atje i bëjnë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së “nëse është i sinqertë të tregohet në Kuvend dhe t’i japë fund bllokadës së Kuvendit në kohë krize”.

“Le ta përkrahë ligjin për ndërtim dhe 50 ligje të tjera që i kanë bllokuar deputetët e VMRO-DPMNE-së. Se Mickoski nuk ka qëllim të sinqertë, shihet edhe nga fakti se edhe pse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë të ftuar gjithmonë në seancat e Këshillit Ekonomik, ata nuk vijnë.

Pallati i Bardhë nuk është vend zgjidhjeje por krijimi i problemeve, kjo godinë është sinonim i korrupsionit dhe krimit, mishërim i krimit nga i cili burojnë të gjitha bllokadat në dëm të shtetit”, thonë nga LSDM.