LSDM: Mickoski politikan anti-BE! Bashkë me partnerin “E Majta” po punon kundër përparimit të vendit

Nga LSDM-ja e akuzojnë kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se tashmë po promovohet si politikan anti-BE, i cili bashkë me partnerin e tij “Levica” po punon kundër përparimit të vendit.

“Ashtu si shefi i tij, Nikolla Gruevski, edhe Mickoski kërkon 61 deputetë në Kuvend kundër BE-së, për ta bllokuar sërish vendin. Kjo nuk do të ndodhë, Mickoski mund të jetë kundër, por e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt dhe ajo është evropiane. Nuk do të lejojmë kthim prapa. Me muaj të tërë Mickoski dhe VMRO-DPMNE pa turp i gënjejnë qytetarët për gjoja bullgarizim dhe asimilim, për shitje të identitetit maqedonas, për fshirje të gjuhës maqedonase. Por ndodhi pikërisht e kundërta. Nuk ka bullgarizim, nuk ka asimilim, ka gjuhë maqedonase në BE”, deklaroi Darko Kaevski, zëdhënës, deputet LSDM.