LSDM: Mickoski po tregon se nuk ka kapacitet shtetëror, është koha që të piqet politikisht

Hristijan Mickoski ka treguar herë pas here se nuk ka kapacitete shtetërore apo ndjenjë elementare të shtetësisë, veçanërisht për çështjet e interesit më të lartë shtetëror dhe kombëtar. Deri më tani, gjatë gjithë procesit, të gjitha pretendimet e rrejshme të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së janë fundosur, tha LSDM.

“Është treguar se Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimësi i janë përmbajtur qëndrimeve shtetërore për bisedimet me Bullgarinë në çdo aspekt dhe mbrojnë interesin kombëtar dhe identitetin kombëtar maqedonas.

Ne premtuam se do të luftojmë për të ruajtur vijat e kuqe kyçe që i përsërisim prej muajsh, të cilat janë miratuar në Kuvend dhe këtë po e përmbushim plotësisht. Gjuha e pastër maqedonase dhe çështjet historike jashtë kornizës, ky ishte qëndrimi shtetëror në propozimin e ri të modifikuar.

Detajet e propozimit që është dorëzuar dje pasdite do të publikohen plotësisht sot, ne po e realizojmë atë që kemi premtuar, se do të ketë një proces të gjerë konsultimi kur të kemi një propozim që është i denjë për një debat të tillë.

Qeveria bëri diplomaci të mençur dhe kur erdhi koha, ajo doli në mënyrë transparente dhe e gjithë kjo është rezultat i strategjisë dhe qëndrimeve të mira të përcaktuara qartë nga kryeministri Kovaçevski. Në konsultime duhet të tregohemi edhe më të mençur, për ta përmbyllur këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe brezave të ardhshëm”, thonë nga LSDM.