LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se shpenzon miliona euro për spektakle, tenderë dhe luks, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike.
Nga partia opozitare thonë se çmimet e karburanteve kanë kaluar 100 denarë për litër, ndërsa masat e Qeverisë i cilësojnë si të vonuara dhe me efekt të kufizuar për familjet.
LSDM propozon heqjen e plotë të akcizës për karburantet dhe uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind.
Sipas partisë, me këto masa një qytetar me pagë mesatare do të mund të blejë deri në 205 litra benzinë më shumë, krahasuar me masat e propozuara nga Qeveria.



