LSDM: Ligji për PP-në është shansi i fundit për VMRO-DPMNE-në

Asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë ta mbajë vend peng, siç e bën atë VMRO-DPMNE me Ligjin e Prokurorisë publike.

Të gjitha kapacitetet demokratike në vend dhe aleatët tanë strategjik ndërkombëtar e mbështesin vendimin ligjor për Prokurorinë publike e cila siguron pavarësi dhe profesionalitet të prokurorive publike.

Ligji për prokurorinë publike është shansi i fundit i VMRO-DPMNE-së të tregojë nëse me të vërtetë është për BE-në dhe për qeverisjen joselektive të drejtësisë.

Ai shans i fundit është nesër, kur fillon debati kuvendor publik për Ligjin kur VMRO-DPMNE ka mundësi të tregojë se me të vërtetë kujdeset për qeverisjen e së drejtës, për prokurorë profesional, efikas dhe të pavarur dhe për procesim të të gjitha veprave penale të lidhura me korrupsionin e lartë.

Në të kundërtën VMRO-DPMNE do të mbahet mend si parti e cila është kundër drejtësisë, kundër gjyqësisë së pavarur dhe të parakolpës së kriminelëve.

Sado që ajo mos t’i pëlqejë VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit politika duhet të mbetet jashtë zgjedhjes së prokurorëve që të lihet hapësirë për pavarësi, veprim profesional dhe objektiv. Atë do ta arrijmë vetëm nëse sillet Ligji për prokurorinë publike.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së