LSDM: Kovaçevski në tryezë me liderët evropianë, Mickoski i izoluar me Apasievin

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski me pjesëmarrjen e tij në takimin e parë të bashkësisë politike evropiane, realizoi takime të shumta me liderët evropianë dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të shtetit dhe riafirmimit të rrugën tonë evropiane”, njoftojnë nga LSDM.

“Kovaçevski vazhdon përpjekjet e tij, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë, për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, i cili do të jetë një nga më të vështirët në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë Hristijan Mickoski bashkë me përkrahësin e tij të vetëm, Dimitar Apasiev, qëndrojnë nga ana e kundërt e interesave të qytetarëve.

Përderisa Kovaçevski dhe Qeveria po ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin më të shpejtë të pasojave të krizës, Mickoski vepron vetëm për interesat personale dhe të një grupi të caktuar biznesi në VMRO-DPMNE. Ky është dallimi ndërmjet marrëdhënieve shtetërore të Kovaçevskit dhe LSDM-së dhe destruktivitetit dhe papërgjegjshmërisë së Mickoskit dhe VMRO-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.