LSDM-ja në pushtet marshon për “drejtësi”

Pushteti sonte marshon me kërkesë për drejtësi në vend. LSDM nën moton “Ecim për drejtësi”, marshon nga Kuvendi deri në Gjykatë, pasi deputetët një ditë më parë e miratuan Ligjin për Prokurorinë Publike. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tani pret drejtësi jo selektive. Ai e njoftoi marshimin në emër të perspektivës evropiane, përparimit, zhvillimit dhe anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Para nisjes së marshit, disa nga bulevardet u bllokuan, dhe para gjykatave u ngrit një skenë. Të gjitha këto aktivitete u zhvilluan në mes të pikut të trafikut, duke rezultuar me kolona të gjata nëpër rrugët e Shkupit.