LSDM i përgjigjet Cërvenkovskit, ja porosia ndaj tij!

LSDM i është përgjigjur ish kryetarit Branko Cërvenkovski, i cili sot përmes një letre të hapur kërkoi nga partia të distancohet nga deklarata e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për agjencinë bullgare të lajmeve BGNEËS.
Në kumtesën partiake të lëshuar nga LSDM, theksohet se qëndrimet e shprehura nga Zaev nuk janë vetëm qëndrime të tij, por qëndrime partiake.
“Qëndrimet e shprehura nga kryetari i partisë dhe kryeministri Zoran Zaev, janë qëndrime të LSDM-së. këto qëndrime janë të ndërtuara në kuadër të dhe organeve të saj, këto qëndrime janë qëndrime shtetërore dhe pozicione shtetërore, në bazë të besimit të qytetarëve në zgjedhjet e fundit….. Paraqitja e ish kryetarit Branko Cërvenkovski, pas hsumë viteve heshtje dhe mungesë të qëndrimeve për çyshtje shteërre ose kombëtare, le ta interpretojnë qytetarë. A është ky raport parimor ndaj partisë së tij dhe ndaj anëtarësisë së LSDM-së, do të vlerësojnë anëtarët e LSDM-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së, transmeton gazeta Lajm.
Lidhur me kërkesën e Cërvenkovskit që të thirret Këshilli Qendror partiak për të shqyrtuar paraqitjen e kryeministrit Zaev, në LSDM thonë se kjo është rregulluar me Statutin e partisë.