LSDM: Furnizimi me energji termike nuk do të vihet në dyshim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese thotë se Qeveria e udhëhequr nga ata në seancën e djeshme mjete për furnizim të vazhdueshëm me energji termike për qytetarët e Shkupit.

Nga LSDM thonë se është sjellë vendim për miratimin e 1.1 miliardë denarëve për blerjen e energjensëve, para fillimit të sezonit të ngrohjes.

“Qytetarët e Shkupit të jenë të qetë, furnizimi i energjisë termike në sezonin e ardhshëm nuk do të vihet në dyshim”.

“Me masat e marra, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Kovaçevski siguron furnizim të pandërprerë me energji termike të qytetit të Shkupit dhe besueshmëri dhe stabilitet në shpërndarjen e energjisë termike tek konsumatorët”, thonë nga LSDM.