LSDM: Doli në pah gënjeshtra e Mickoskit, nuk ka shumicë të re parlamentare

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “me muaj Mickoski ka gënjyer popullin se është në prag të shumicës së re parlamentare dhe dje doli në pah gënjeshtra e Mickoskit se nuk ka shumicë të re parlamentare”.

Sipas LSDM-së, shumica e re parlamentare është stabile dhe në mënyrë të përgjegjshme shkon drejt të ardhmes së shtetit dhe popullit.

“Kjo shumicë parlamentare nuk vendos shtetin në rrezik dhe nuk do të votojë për zgjedhje të parakohshme kuvendare. Shumica do t’i përkushtohet reformave në mënyrë që shteti të vazhdojë përpara në zgjidhjen e problemve nga pandemia dhe në luftën kundër krizës energjetike”, thonë nga LSDM.

Në fund ata shtojnë se nuk do ta lejojnë VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin ta rrezikojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të nisin zënka të reja me Greqinë dhe fqinjët tjerë.