LSDM distancohet nga deklarata e Maksim Dimitrievskit, akuzoi se ende jemi në regjim!

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, është distancuar nga vlerësimi I kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Dimitirievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar se “regjimi aktual është i ngjashëm me regjimin e kaluar”, transmeton Gazeta Lajm. “LSDM distancohet nga deklaratat e tilla të Maksim Dimitrievskit dhe nga sjellja e tij ditët e fundit”, deklaroi Kostadinov. Ai shtoi se qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar ndaj gjendjes shëndetësore të kumanovarëve.