Kryeministri britanik Johnson bëhet baba për herë të gjashtë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili ditë më parë filloi punën pas trajtimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) është bërë baba për herë të gjashtë.
Mësohet se Carrie Symonds e fejuara e Johnson këtë mëngjes lindi djalë në një spital në Londër.

Kryeministri Johnson nga martesa e fundit që përfundoi në vitin 2018 ka 4 fëmijë dhe gjithashtu një fëmijë nga një marrëdhënie jo martesore.

Me rëndimin e simptomave pas diagnostikimit me COVID-19, Johnson u shtrua në spital më 5 prill dhe më pas u vendos në kujdesin intensiv.

Johnson doli nga kujdesi intensiv më 9 prill ndërsa më 12 prill doli nga spitali. Shërimi i tij zgjati një muaj dhe ai filloi detyrën ditë më parë.

Gjithashtu edhe tek e fejuara e tij Symonds u shfaqën simptoma të COVID-19, por ajo u shërua pa patur nevojë të shtrihet në spital.