LSDM: Dështoi edhe një skenar i Mickoskit dhe Apasievit për të krijuar tensione

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot nëpërmjet një kumtese për media thotë se “ka dështuar edhe një skenar i OBRM-PDUKM-së dhe Levicës nga njëra anë si dhe VMRO-së bullgare nga tjetra anë, për krijimin e tensioneve, konflikteve dhe kaosit”.

Nga LSDM thonë se shteti, institucionet, MPB-ja me sjellje efikase, përgjegjëse dhe profesionale nuk lejuan të ndodhin incidente më 4 shkurt.

“Siguria publike u ruajt në nivel të lartë, nuk u lejuan eskalime dhe rrezikim të rendit publik, ndërsa shënimi i 151 vjetorit të lindjes të velikanit maqedonas, vizionerit, revolucionarit Goce Dellçev, u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme”.

“Prandaj pengu i Dimitar Apasiev, Hristijan Mickoski, është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, sepse plani i tij për të shkaktuar incidente u pengua menjëherë”, thonë nga LSDM.