Ankohen një pjesë e banorëve të Kondovës: Në këto ditë të ftohta, jemi pa energji elektrike

Gati 48 orë një pjesë e banorëve të fshatit Kondovë të komunës së Sarajit kanë ngelur pa rrymë.

Shumë qytetarë janë ankuar se në këto ditë të ftohta përballen me mungesë të rrymës, kështu edhe shkolla fillore Bajram Shabani ka lëshuar nxënësit në shtëpi shkaku që nuk kishte nxemje, informon Klan Maqedoni.