LSDM: Deputetët marrin rroga nga qytetarët, të mos bëjnë dëm

-Kujtojmë se deputetët marrin rroga nga qytetarët dhe atë pagë duhet ta meritojnë dhe të mos bëjnë dëm, tha sot mes tjerash deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski pas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit, përcjell TV21. Kaevski dënon vendimin e VMRO-DPMNE-së, pasi sipas tij vendi gjendet në krizë energjetike dhe ekonomike dhe se si rrjedhojë Kuvendi duhet të ofrojë zgjidhje efikase për qytetarët.

“Në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët, VMRO-DPMNE paralajmëron bllokada të reja. Rruga e zgjedhur nga VMRO-DPMNE me urdhër të Nikolla Gruevskit është e gabuar dhe nuk do të thotë dëm për LSDM-në, Qeverinë apo shumicën, por dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin”, tha Kaevski.