LSDM: Borxhi i shtetit arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, më i larti në histori

Opozitarja LSDM e ka akuzuar pushtetin aktual se e ka futur vendin në borxhe vazhdimisht.

Sipas tyre, edhe gjeneratat e ardhshme do t’i trashëgojnë borxhet e keqqeverisjes dy vjeçare të Hristijan Mickoskit.

“Për vetëm tre muajt e parë të këtij viti, është bërë borxh i ri prej 700 milionë eurosh. Në kurriz të popullit, në kurriz të gjeneratave të reja të ardhshme. Për dy vite pasi Mickoski është në pushtet, borxhi publik është rritur për 2,3 miliardë euro dhe tani arrin në 10 miliardë e 774 milionë euro, më i larti në histori. Të jemi të qartë: ky është borxh krejtësisht i ri. Gjithçka që është kthyer, tanimë është marrë nga përllogaritjet. Bëhet fjalë për huamarrje neto, e krijuar drejtpërdrejt nga ky pushtet i paaftë dhe i prishur. 2,3 miliardë euro marrëveshje të reja, ndërkohë nuk ka para për paga më të larta. Qeveria refuzon ta rrit pagën minimale prej 600 eurosh, nuk ka masa për shtrenjtimet, qytetarët janë të lënë vetëm të përballen me varfërinë edhe atë në krizë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.