LSDM: 35.000 qytetarë do të marrin 3.000 denarë përmes vauçerëve

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë se Qeveria e udhëhequr nga kjo parti po ruan me sukses stabilitetin ekonomik në kohë krize. Nga kjo parti thonë se me 26 masat e miratuara, Qeveri apo dërgon 400 milionë euro për nevojat e qytetarëve.

“Ne subvencionojmë qytetarët për energjinë elektrike, me një sërë masash i mbajmë të qëndrueshme çmimet e produkteve bazë dhe ulim çmimet e energjisë. Parashikojmë subvencione apo vauçerë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve për produktet ushqimore bazë. Bëhet fjalë për bono me vlerë 1.000 denarë në muaj, për një periudhë tre mujore, që do të thotë 3.000 denarë për rreth 35.000 qytetarë. Ato do të përdoren për të blerë produkte bazë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së