LPFM, Boreci përballet me Rabotniçkin

Me sfidën në mes Borecit dhe Rabotniçkit , ka nisur java e 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra vendase kërkon fitoren e radhës për të dëshmuar se është në formë të mira, pasi që mba pozitën e tretë në Ligën e Parë dhe në 3 javët e fundit arkëtoi 7 pikë, dhe pse u përball me Shkëndijën, Akademia Pandevin dhe Sileksin. Nga ana tjetër Rabotniçki do të kërkoë fitoren e parë në terrenin e Borecit.

Të dielën zhvillohen 5 përballjet e tjera të javës së 7-të, kur Akademia Pandev takohet me Sileksin, Pelisteri sfidon Shkëndijën, Renova përballet me Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Struga Trim Lum sfidon FC Shkupin. Ndërkohë kampioni aktual, Vardari do të përballet me Bellasicën. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15.00.

Liga e Parë – Java e 7

Boreci – Rabotniçki

Akad. Pandev – Sileksi

Pelisteri – Shkëndija

Renova – Makedonija Gj.P.

Struga Trim Lum – FC Shkupi

Vardari – Bellasica