Lori po vjen me këngë të re

Loreta Kaçka, e njohur për publikun si Lori, së shpejti sjell këngën e saj më të re me titull “E ke harru”.

Projektin e ri, këngëtarja e paralajmëroi përmes një fotografie të shkrepur nga prapaskenat e xhirimit të klipit.

Detaje të tjera lidhur me këtë këngë ajo nuk i ka bërë të ditura, por mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Lori është “Mjerë dashnia”.