Në sy bie garderoba e saj, që duket si nëpër filmat hollivudianë, e vendosur në një kënd të posaçëm. Plot detaje dhe veshje të shtrenjta, Lori Hoxha ka pozuar seksi me një fustan mëndafsh në ngjyrë vishnje. Më tej, ajo ka treguar dhe pamje nga tualeti i saj, që duket sikur të ishte një dhomë më vete.
Trashëgimtarja e Top Medias jeton pjesën më të madhe të kohës në Mbretëri të Bashkuar. Ajo ndan shpesh foto nga udhëtimet e saj, në destinacionet më luksoze./dosja