Loreta Kaçka edhe çorapet ‘gucci’

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Shqipëria e cila banon tash e shumë vite në Kosovë, Loreta Kaçka shquhet për stilin e saj modest dhe serioz.

Paraqitjet e saj janë pëlqyer e respektuar çdo herë nga publiku. Kjo ka bërë që të bëhet ndër më të favorizuarat e tyre.

Lori është ndër femrat që nuk ekspozohet shumë po vjen me stil çdoherë, me elegancë dhe sharm.

Mund të themi se edhe Lori është ndër ata emra që i pëlqen luksi dhe gjërat firmato që i vërehen në çdo postim të saj.

Së fundmi edhe pse e veshur me një stil më sportiv ku ka realizuar një set fotografik ajo shihet e veshur ‘kokë e këmbë’firmato.

Këtë mund ta vëreni edhe tek çorapet e saja.