Kodi Zgjedhor, debati publik do të jetë jashtë Kuvendit

Diskutimi publik për ndryshimin e Kodit zgjedhor do të organizohet jashtë institucionit ligjvënës. Këtë e ka konfirmuar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski i cili shtoi se datën dhe orën e debatit do t’i caktojë kreu i komisionit parlamentar kompetent Aleksandër Kiracovski. Propozimi për një njësi zgjedhore kundërshtohet nga dy partitë më të mëdha parlamentare BDI dhe VMRO me 6 mijë amendamente. Ndërkohë kryeparlamentari Xhaferi kishte deklaruar se nuk ka bazë në Rregullore për organizimin e diskutimit publik në Kuvend, për ligjet me procedurë të shkurtuar.

Të dy propozim/ligjet sillen me procedurë të shkurtuar. Duke marrë parasysh që tashmë është caktuar komisioni që duhet t’i shqyrtojë ligjet deri kur edhe skadon afati për dorëzimin e amendamenteve, kurse logjika e diskutimit publik është mbledhja e mendimeve se ku duhet të drejtohen amendamentet, nuk ka mundësi në Rregullore për mbajtjen e diskutimit publik sipas definicionit në Rregullore. Mendoj se do të jetë jashtë Kuvendit dhe do të ftohen shumë ekspertë të kësaj fushe”-tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.