Loredanës i ndodh e paparitura pasi rikthehet në Instagram

Ndjekësit i janë ‘vërsulur’ me akuza rep-artistes pas rikthimit në Instagram.

Loredana Zefi u shkëput për pak ditë nga rrjetet sociale, për t’u rikthyer me një lajm të madh për fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk kishte dhënë asnjë arsye për largimin e papritur, por me t’u rikthyer njoftoi se po vjen me album të ri.

Reperja aktivizoi Instagramin dhe menjëherë në sy të bie fakti që ajo ka fshirë të gjitha fotografitë dhe tashmë e ndjek vetëm vajzën, Hanën.

Përmes një postimi, ajo shkroi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”.

Por, komente të shumta kishte nga ata që e pyesin rreth rastit të akuzave që ia ka bërë zvierania, Petra Z.

Komente të shumta negative kishte mbi postimet e para që Loredana i bëri pas rikthimit, teksa ndjekësit i kërkojnë t’ia kthejë paratë Petrës.

Madje, kishte edhe prej tyre që ironizonin duke thënë se albumi i ri i saj do të financohet me paratë e Petrës.

Këto komente vijnë në kohën kur rasti i Loredanës ende është në procedurë, ndërsa kishte edhe raste kur u bë thirrje që të bojktohet muzika e saj.

Megjithatë, duket se rep-artistes nuk i bën fare për këto komente, pasi ajo po vazhdon të shënojë suksese me projektet e reja.

Pas mesnatës ajo ka publikuar këngën “Intro”, e cila është e para nga albumi i ri “Medusa”.