Fifi e thotë haptas: Dua shumë të kem një fëmijë

Fifi e ka shprehur publikisht dëshirën për të pasur një fëmijë.

Fifi komentohet shumë si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private, por të cilën tenton ta mbajë larg vëmendjes së publikut, shkruan lajmi.net.

Aktualisht nuk e dimë nëse këngëtarja është në një lidhje dashurie, por ajo e tha haptas se dëshiron të ketë një fëmijë.

Ajo publikoi në InstaStory një foto të këmbëve të një vogëlusheje, ndërsa shkruan “”Dua kaq shumë të kem një fëmijë”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Pa gajle”, të cilin e solli në bashkëpunim me Young Zerkën.

Ndërsa, tani ka njoftuar se po sjell këngë të re në duet me Bllekin.