Loredana Zefi shfaqet edhe krah blogerit të famshëm gjerman,Younes Zarou

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, prej vitesh jeton mes Zvicrës e Gjermanisë duke qenë se tashmë është bërë një yll edhe në arenën ndërkombëtare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka marrë vëmendje me disa imazhe të reja.

Bëhet fjalë për fotografitë ku shfaqet përkrah Younes Zarou, blogerit të famshëm në TikTok e YouTube.

Foto: Screenshot/Instagram

Personi në fjalë po ashtu është mjaft i njohur edhe në Instagram, i ndjekur nga 6.5 milionë njerëz.

Ata duket se ruajnë një miqësi të mirë dhe se kanë qenë pjesëmarrës së bashku në një event.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja nga Ferizaj ditë më parë u komentua edhe për imazhet përkrah futbollistit Neymar.

Sido që të jetë, ajo po vazhdon punën në përgatitje të projekteve të reja muzikore. 

Foto: Screenshot/Instagram