Loredana Zefi publikon këngën e re “On Top”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka lansuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“On Top” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ylli i famshëm vjen me interpretim në gjuhën gjermane si dhe me një paraqitje të veçantë në klip.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi i kësaj kënge u realizua nga Frio me masterizim nga Robin Schmidt.

Videoja ndërkohë vlen të ceket se u realizua nga Fati.Tv.

Foto: Screenshot/YouTube

Loredana tashmë jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë, e cila viteve të fundit është kthyer në një emër mjaft të komentuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo këtë periudhë u përfol më së shumti për romancën e re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.