Loredana shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Dortmundit, e shoqëron edhe në stërvitje

Loredana ka pak kohë prej kur ka konfirmuar lidhjen me futbollistin e Dortmundit.
Lidhja e tyre ka ngritur reagime të shumta në publik, shkruan lajmi.net.

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, duket se po e shijon lidhjen e re të dashurisë në maksimum.

Ajo po tregohet e kujdesshme ndaj të dashurit, futbollistit të Dortmundit, Karim Adeyemi.

Madje një video e cila është bërë virale në ‘TikTok’ shihet sesi ajo e shoqëron atë në stërvitje duke iu dhënë autografe fansave.