Capital T kritikon estradën: Merrni frymë se nuk është vera e fundit

Capital T, ka kohë prej kur ka paralajmëruar koncertin e madh që mbahet në muajin gusht.

Përgaditja për koncert ndoshta e ka bërë që reperi të mos sjellë edhe shumë projekte, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka hedhur kritika përmes një storje në ‘Instagramin’ e tij.

Ai ka kritikuar faktin që kolegët e tij po sjellin aq shumë këngës, sa nuk po iu mbetet as vend për promovim – dhe njëherësh ua ka bërë të ditur se ka ende kohë të mbetur për të publikuar projekte.

“Estrada në panik, industria në krizë; 74589603 këngë, klipe e bashkëpunime. Ngadalë merrni frymë se s’është vera e fundit ishalla”, ka shkruar Capital T në InstaStory.