Loredana jep lajmin e shumëpritur

Loredana Zefi e ka ngritur karrierën e saj në një tjetër nivel me paraqitjet dhe projektet e fundit muzikore.

Këngëtarja ka dhënë një njoftim të rëndësishëm pak çaste më parë, ku tregon se këtë të enjte do të lansohet kënga e saj e re e cila si shpeshherë është punuar edhe me klip.

Biondja zbuloi se kënga titullohet “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë”.