Loredana dhe Zuna të parët në Gjermani me “Du bist mein”

Gjatë këtyre ditëve të izolimit, Loredana dhe Zuna vendosën të sjellin një projekt të ri muzikor.

“Du bist mein”, titullohet kënga e dyshes, të cilës ia kanë bashkëngjitur edhe një videoklip të veçantë.

Kënga po pëlqehet shumë nga fansat, madje ajo ka lënë pas projekte të artistëve dhe po kryeson në tabelat gjermane.

Këtij lajmi i janë gëzuar dy autorët e këngës, ishte Loredana ajo e cila publikoi tabelën ku etiketoi edhe Zunën.

Në atë tabelë vërehet se Loredana dhe Zuna u ngjitën në vendin e parë duke lënë pas Drake, The Weeknd e shumë artistë të tjerë.