Vazhdon ‘telenovela’, Fero ‘thumbon’ sërish Noizyn

Reperi Noizy ka pak ditë që ka publikuar albumin e ri, për të cilin pritet t’i bëjë ‘diss’ Fero.

Fero me anë të disa postimeve në mënyrë indirekte e ka ‘thumbuar’ Noizyn, teksa paralajmëroi këngën e tij të re.

“1 e keni”, mban titullin kënga e re e Feros, e cila pritet të publikohet më 10 prill, e që supozohet të jetë ‘diss’ për Noizyn.

Derisa po vazhdojnë postimet që i dedikohen njëri-tjetrit, Noizy mbrëmë u tall me reperët që po i bëjnë ‘diss’.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Feros, i cili shkruan “Hala so tu e dit Nijazia Qka ka me gjet”.

Për ndryshe, një postim ‘thumbues’ për Noizyn, ditë më parë e bëri edhe reperi Stresi, duke thënë se ky që po e bëjnë reperët nuk është rep.