Getinjo mesazh për atesitët: Pse sot fshihesh në shtëpinë tënde nga frika e diçkaje që nuk e sheh

Për shkak të përhapjes së panemisë COVID-19, qytetarët janë detyruar të mbyllen në shtëpi.

Ata po qëndrojnë të izoluar në mënyrë që të mos rrezikojnë të infektohen me koronavirus dhe t’i rrezikojnë edhe familjarët.

Reperi Getinjo, përmes një postimi pyet ateistët përse e thonë se nuk besojnë Zotin pasi nuk e shohin, e tani janë mbyllur në shtëpi duke iu frikësuar diçkaje që nuk e shohin.

“Ku mbet ateisti i cili thoshte si ta besoj zotin kur nuk e shoh. Mirë, pse sot fshihesh në shtëpinë tënde nga frikane diçkaje që nuk e sheh. #Real”, janë fjalët e reperit.