Loredana dhe Don Xhoni paralajmërojnë se do të lansojnë një ‘kryevepër’ sonte

Dyshja tashmë kanë përfunduar xhirimet e klipit të ri muzikor i cili vjen pasi dyshja kishin paralajmëruar bashkëpunimin e tyre tash e disa kohë, shkruan lajmi.net.

Ky bashkëpunim mes dy reperëve të njohur vjen pas një paralajmërimi para disa javësh dhe si duket sot do të mund ta dëgjoni në kanalin Youtube.

Don Xhoni paralajmëroi se projekti i ri muzikor do të jetë një kryevepër dhe është dhuratë për publikun shqiptar.