Loredana bëhet nënë për herë të dytë?

Reperja a e njohur kosovare e cila jeton dhe vepron në Zvicër ka habitur fansat e saj kur sot postoi një fotografi në Insatgram, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e disa kohë është dyshuar të jetë shtatzënë për herë të dytë pasi kishte postuar imazhe ku fansat e saj ishin të bindur se ajo kishte barkun e fryrë nga shtatzënia.

Loredana sot ka publikuar një imazh në Instagram ku i ka shokuar fansat me postimin e saj. Reperja ndau një imazh ku shihej me një foshnjë në krah.

Ndonëse kjo fotografi mund të ishte vetëm një dedikim dashurie për një të afërm, figura me të cilën mbishkroi foton ishte ajo që i bëri fansat të mendojnë se në fakt reperja ishte bërë nënë për herë të dytë.

Figura përmban një familje e cila përbëhet prej katër anëtarëve, ndërkohë Mozzik nuk ka publikuar asgjë në Instagram ende dhe mbetet të presim për konfirmimin e reperëve për lajmin e lumtur./Lajmi.net/