Kida vjen plot stil me videon nga vetura luksoze

Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila përveç se njihet për talentin e saj ajo pëlqehet në masë të madhe për stilin e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo solli një video të shkurtër nga vetura e markës luksoze Mercedes, tipi ‘G class’.

Kida shihej e veshur me një bluzë të thjeshtë ngjyrë të bardhë të cilën e kishte kombinuar me xhinse ngjyrë blu të hapur.

Për grimin dhe flokët gjithashtu këngëtarja kishte vendosur t`i mbante me stil më natyral por që dukej mjaft bukur gjithsesi.