Lokomotiva godet një veturë “Golf” në Kondovë

Foto Arkiv
Në kalimin hekurudhor mes Sarajit dhe Kondovës dje ka ndodhur një fatkeqësi, me ç’rast lokomotiva ka goditur një veturë. Shoferi i veturës nga plagët e mara është dërguar në spital, raporton Gazeta Lajm.
“Më datë 15.04.2020 është lajmëruar se në kalimin mes fshatrave Saraj dhe Kondovë, në hekurudhën Shkup-Tetovë, ka ndodhur aksident hekurudhor kur Lokomotiva TMD-rabel e drejtuar nga Q.Q. (56) nga Shkupi ka goditur veturën ‘Volksvagen Golf’ e drejtuar nga A.S. (41) nga Shkupi. Në aksident lëndime ka marë shoferi i veturës i cili është dërguar në spitalin ‘8 Shtatori’. Komunikacioni hekurudhor është ndërpre deri në ora 14 e 55 minuta, kurse hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup”, njoftoi Ministria e brendshme.