Lojtari i Chelseat ik nga hoteli para finales së FA Cup me Liverpoolin

Mbrojtësi i Chelseat Andreas Christensen, duket se ua ka bërë një befasi të keqe shokëve të skuadrës.

Raportohet se ai ka ikur nga hoteli para finales së FA përball Liverpoolit.

26 vjeçari ishte startues në formacionin e trajnerit Thomas Tuchel.

Por, danezi e detyroi trajnerin gjerman të bënte ndryshime në momentet e fundit.

Qendërmbrojtësi u paraqit për 90 minuta në fitoren e së mërkurës në Premier League ndaj Leeds United, por ai thuhet se është ankuar për dhimbje stomaku atë ditë.
Si duket ai këtë ndeshje do ta ketë të fundin për “Blutë e Londrës”.

Kontrata e Christensen me Chelsean skadon pas vetëm gjashtë javësh dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” tashmë është pothuajse i sigurt.

Thomas Tuchel, në finale në vijën e mbrojtjes i inkuadroi Trevoh Chalobah, Thiago Silva dhe Antonio Rudiger.

Liverpool të shtunën arriti të triumfojë kundër Chelseat me penallti me rezultat 5:6, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Kështu “The Reds” arritën ta “rrëmbejnë” trofeun FA Cup.