Loja me dy porta e perëndimit me Serbinë e çetnikut Vuçko!

Shkruan: Medai Shaholli

Së fundmi perëndimi po miklon Serbinë si formë taktizim për ta larguar nga kampi rus, duke i kërkuar madje që në territorin serb të zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake me NATO-n.

A është një taktizim kjo lëvizje e befasishme e perëndimit apo është vazhdim i mendësisë së vjetër i Europës plakë për ta mbajtur pranë Serbinë si mike e vjetër e Francës, përkundër barbarisë serbe në fushatat gjakatare ndaj fqinjëve të saj në dekadat e fundit!

A po shpërblehet Serbia e çetnikëve të Millosheviqit dhe të Vuçiqit si njëfarë joshje për ta larguar nga Kremlini me këto oferta të jashtëzakonshme apo është njëlloj ftohje e marrëdhënieve me shqiptarët në përgjithësi?!

Ku po shkon perëndimi në këtë rast dhe a po i tradhton shqiptarët si besnikët më të mëdhenj të saj apo ata po luajnë me dy porta për interesat e tyre strategjike dhe afatshkurta.

Ndaj, nuk thonë kot se në politikë nuk ka miqësi të përherëshme por ka vetëm interesa të ngushta të momentit, ku sapo ndërrojnë raportet dhe situatat ndërrojnë dhe interesat.

Gjithsesi, le të shohim se ku i shpie mushka perëndimorët!