Mesfushori i Chelsea, Ruben Loftus-Cheek kërkon që ‘Blutë e Londrës’ të hakmerren ndaj Liverpoolit.
Chelsea mposhti me rezultat 2:0 Crystal Palace në gjysmëfinale të Kupës FA dhe do të përballen në finale me Liverpoolin.
‘Reds’ e mposhtën londinezët në finale të Kupës Carabao, prandaj Loftus-Cheek kërkon që ekipi i tij të hakmerret për atë humbje.
“Ne duam të hakmerremi kaq e thjeshtë”, tha ai për ITV Sport, përcjell lajmi.net.
Mesfushori anglez arriti të gjej golin për Chelsea ndaj Crystal Palace pas një kohe të gjatë prej tre vitesh.
Ai tha se ka besim te vetja dhe se do të vijë koha e tij.
“Unë ende besoj në vetën time dhe do të vijë koha ime”, vazhdoi Loftus-Cheek.
Chelsea do të përballet me Liverpoolin në finale të Kupës FA më 14 maj, në ‘Wembley’, me fillim nga ora 16:00.




