Ancelotti: Ky ekip nuk më befason

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes ndaj Sevillas duke thënë se ky ekip nuk e befason atë.

Real Madridi arriti të mposht Sevillan, me një rikthim spektakolar 3:2, pasi ishin në disavantazh 2:0.

Pas ndeshjes Ancelotti, tha se ky ekip nuk e befason dhe se u ndje krenar me pjesën e dytë.

“Në pjesë e parë u dukëm të lodhur, megjithatë intensiteti i pjesë së dytë ishte spektakolar.

Ky ekip nuk më befason, performance në pjesë të dytë më bënë krenar”, tha italiani, përcjell lajmi.net.

Trajneri gjithashtu i falënderoi lojtarët për paraqitjen e tyre.

“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët”, vazhdoi ai.

Pas kësaj fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, Real Madridi shkon në kuotën e 75 pikëve.