Llukashenko kërkon që Putini të furnizojë Bjellorusinë me armë

Presidenti i Bjellorusië, Aleksandar Llukashenko sot deklaroi se ka kërkuar nga presidenti rus Vlladimir Putin ta furnizojë Bjellorusinë me armë.

Ai këtë e tha gjatë bisedimeve me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu në Minsk, duke deklaruar se nga Putini ka kërkuar disa lloje të reja të armëve.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, ai nuk ka saktësuar çfarë lloje të armëve ka kërkuar.

“Mund ta mbajmë situatën nën kontroll jo vetëm në kuadër të kufijve tanë, por edhe sipas gjatësisë së kufijve tanë”, ka thënë Llukashenko.