Llërca si sebep!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Po te mos ishte ndjekja e procesit te (ri)votimit per zgjedhjet parlamentare, ndoshta do te kalonte edhe shume e shume kohe (e ndoshta asnjehere) dhe s’do ta kisha mundesine per ta viztuar fshatin Llërcë te Komunes se Zhelines/Tetoves.

Kesaj radhe s’e kam ndermend te merrem me procesin votues, e aq me pak me politiken, por me karakteristikat, vecorite e banoreve respektivisht miresjelljen e mikpritjen fantastike te ketij vendbanimi shqiptar, qe me stepitën për një çast.

Respekti dhe nderin qe na i bene banoret pa na njohur fare se kush ishim dhe nga vinim… Ne cdo lokal ku hynim me ekipin, priteshim ngrohte me pershendetjet e zakonshme shqiptare te kesaj ane, por menyra se si na gostisnin e trajtonin, ishte teper e vecante.

Ajo qe me beri pershtypje edhe me shume, ishin banoret te gatshem ne cdo moment e rast per t’na ndihmuar, pa na njohur fare-fare.

Sapo pershendeteshe, me shume ngrohtesi dhe respekt fillonin muhabetin sikur te na njihnin prej kohe…

Nuk dua te hyje ne ate se si shitoret dhe lokalet per mysafiret (jo vetem me kete rast), ishin te hapur ne menyre te vecante.

Iu jam mirenjohes dhe falenderus pa masë! U habita se dicka te tille s’kisha parë diku tjeter deri tani, megjithse shume kam vizituar e udhetuar neper shume vendbanimet shqiptare, duke filluar nga Mali Zi, Lugina e Presheves, Kosova, Shqiperia etj.

Qellimi i ketyre dy-tre rreshtave s’ka te beje me thurrje elozhe (sepse nuk shquhem per te tilla gjera), por, pershkrim i pershtypjes time, qe e ndanin edhe koleget e mi te ‘skuadres Lajm’, me ate se keto vyrtyte e veti te Llarcasve, duhet të sherbejne si model kultivimi i atyre vlerave.

E theksova kete pjese te vlerave te larta moralo-njerezore, per shkak se sot jetojme ne krizen e madhe po te te njejtave.

Paramendoni vetem nje fakt, sipas informacioneve te llarcasve, per te votuar ne kete dite, nga diaspora kishin ardhur 70-80 banorë. Mund ta paramendoni se sa te lidhur jane me vendlindjen llarcasit…

Mikpritja dhe vlerate e larta moralo-njerezore te llarcasve, duhet t’na sherbejne si shembull. Mua personalisht, gjithsesi se PO.

Llërca, Faleminderit! Ua kemi borxh!