Llabunishti – 14 orë pa energji elektrike, ende në errësirë (VIDEO)

Banorë të shumtë të Llabunishtit janë ankuar deri te redaksia e TV21 për mungesën e energjisë elektrike.

Thonë që nga ora 5 e mëngjesit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, ende qëndrojnë në errësirë.

Edhe pse nga MEPSO njoftuan se është sanuar defekti në dy largpërçuesit që furnizojnë me energji elektrike Strugën, Dibrën, Resnjën dhe Ohrin, sërish Llabunishti mbetet në errësirë./TV21