Liverpooli vuan pak, por shënon fitore ndaj Sheffield për ta kthyer vendin e parë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi më mirë për Sheffield United që rrezikoi i pari në minutën e parë me James McAtee, por që Caoimhin Kelleher ishte në vend.

Liverpooli shtoi sulmet drejt portës së mysafirëve dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 17-të, kur portieri kroat Ivo Grbic mbajti shumë topin, dhe në momentin që deshi ta largojë ishte Darvin Nunez që i preku për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

 

Por me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli humbi epërsinë kur Conor Bradley shënoi në portën e tij për 1-1.

Pasi u barazuan shifrat, Reds shtuan rastet dhe rrezikuan me Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson, por pa sukses.

U desh të pritej minuta e 76-të që Liverpooli të kthejë epërsinë, kur Alexis Mac Allister shënoi gol të bukur për 2-1.

 

I njëjti ishte afër që të shënonte sërish në minutën e 85-të, por kësaj radhe topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 90-të, Liverpooli siguroi fitoren kur Robertson asistoi te Cody Gakpo që shënoi për 3-1.

 

Liverpooli me këtë fitore kthehet në krye me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Man City.