Liverpooli rivalizon Barcelonën për Florian Wirtz

Klubi anglez, Liverpool po i bashkohet interesimit për sulmuesin e talentuar gjerman të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se Liverpool po planifikon një lëvizje për Wirtz pasi ai u shërua nga një dëmtim i ligamentit ACL.

19-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Evropë, por Leverkusen shpreson ta mbajë atë të paktën deri në vitin 2024.

Megjithatë, Romano beson se Liverpooli, Real Madrid dhe Barcelona janë duke e mbajtur në sy situatën e gjermanit.

Barcelona u takua me anëtarët e familjes së Wirtz muaj më parë dhe shihet si favorit për të arritur marrëveshje.

Çmimi i yllit gjerman vlerësohet të jetë 70 milionë euro.