Liverpooli refuzon ofertën e parë të Bayernit për Mane

Liverpooli kanë refuzuar ofertën e parë të Bayern Munich për Sadio Mane.

E ardhmja e Manes duket të jetë larg ‘Anfield’.

Lojtari ka kontratë me Liverpool deri në vitin tjetër, por përflitet për një largim të tijin gjatë kësaj vere.

Bayern Munich janë pretendentët kryesor për senegalezin.

Ata kanë i kanë ofruar ‘Reds’ 21 milionë funte për lojtarin, por sipas ‘The Times’ klubi ka refuzuar, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve në Angli thuhet se për Liverpoolin ajo shifër që bavarezët i ofruan duket si një nënvlerësim për senegalezin.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes dy palëve.